Çmimi i teksteve shkollore – Gjini: Nuk është rritur, ka pasur ndryshim në paketën e librave

Nuk ka pasur rritje të çmimit të teksteve shkollore gjatë këtij viti, por ka pasur shtim të numrit të teksteve për disa klasa. Kjo ishte përgjigjja e drejtores për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini, përmes një interviste për televizionin SCAN, pas ankesave të qytetarëve për rritje të çmimit të teksteve shkollore.
“Tekstet shkollore që kanë filluar me kurrikulën e re janë tekstet të cilat kanë standard dhe cilësi të lartë, tekste të cilat shoqërojnë një kurrikul të re dhe një plan mësimor të ri. Mund të ketë ndryshime në paketën e teksteve mësimore pasi në pothuajse në të gjitha klasat, vitet e sistemit arsimor parauniversitar kemi ndryshime në numër të teksteve mësimore”.
Gjini shtoi më te për të gjithë ata që ende nuk janë plotësuar me tekstet shkollore, se janë botuar dhe shpërndarë. Drejtorja për arsimin parauniversitar iu drejtua prindërve të interesohen vazhdimisht pranë pikave të licencuara për shpërndarje të cilat janë të hapura në çdo kohë.
“Tekstet shkollore janë botuar dhe janë sh[përndarë nga botuesit sipas të gjitha afateve që janë përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve dh nëse prindërit nuk I kanë blerë ende tekstet e fëmijëve të tyre, pikat e shitjes janë të hapura”.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.