Deklarata e Musk: Dhuroj 100 milion dollarë për cilindo që shpik këtë teknologji
Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka njoftuar se ai do dhurojë 100 milion dollarë për teknologjinë më të mirë që mund të kap dioksidin e karboni.
Musk, i cili arriti themeluesin e Amazon Jeff Bezos për t’u bërë personi më i pasur në botë këtë muaj, e bëri njoftimin në Twitter të enjten vonë, duke thënë se ai do të ndante më shumë detaje javën e ardhshme.
“Do dhuroj 100 milion dollarë për teknologjinë më të mirë të kapjes së karbonit”, shkroi Musk për 42.7 milion ndjekësit e tij.
Kapja e karbonit është procesi i bllokimit të mbetjeve të dioksidit të karbonit ose direkt nga ajri, ose pak para se të emetohet nga fabrikat dhe termocentralet.
Aktualisht ekzistojnë rreth 20 projekte të atilla të përdorimit dhe ruajtjes së karbonit (CCUS) që veprojnë komercialisht në të gjithë botën, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Agjencia tha se 30 projekte të reja ishin rënë dakord që nga viti 2017, por theksoi se shumë më tepër ishin të nevojshme për të parandaluar emetimet e karbonit nga ngritja e temperaturës në Tokë me më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.