Dëshironi të kaloni pushimet në Itali? – Ja 10 vendet më të bukura

- Capri
Është një ishull në anën jugore të Gjirit të Napolit. Karakteristika të këtij ishulli është shëtitorja e lartë panoramike e veshur me vila, uji i pastër e i kthjellët si dhe ushqimet e shijshme që ofrohen.
- Sardenja
Meqenëse është ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, Sardenja ka një bregdet shumë të gjatë dhe shumë plazhe me rërë, është destinacioni përkryer pasi mund të kaloni pushimet si me shoqërinë ashtu edhe me familjen tuaj.
- Capo Vaticano
Është pjesë e Bashkisë së Kalabrisë në Itali. Është i formuar nga një granit i veçantë i bardhë me gri i cili është shqyrtuar në gjithë botën për karakteristikat e saj gjeologjike.
- Polignano a Mare
Polignano a Mare është një fshat piktoresk në detin Adriatik i cili është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara vitet t fundit. Ky fshat përmban gjithçka që do të duhej për ti bërë pushimet tuaja të paharrueshme.
- Manarola
Manarola është qyteti më i vjetër në Cinque Terre, që në kohet e lashta ky vendi njihet për peshkun e freskët si dhe lloje të ndryshme verërash. Është një vend i përsosur për të kaluar pushimet tuaja, nën relaksin total dhe shijen e shijshme të kuzhinës.
- Levanzo
Levanzo shtrihet në perëndim të Sicilisë, përbëhet nga shkëmbinj gëlqeror të bardhë të cilët kanë shumë shpella. Në bregdet të këtij ishulli mund të shikoni disa shpella ku më e njohura prej tyre është Grotta del Genovese, një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Itali.
- Sicilia
E ndërtuar mbi një kodër zbret si një fjongo e gjatë në anën lindore të malit, ky fshat peshkimi në rajonin e Kalabrisë. Ja vlen ta vizitoni jo vetëm prej bukurive natyrore por për të provuar specialitetet e kuzhinës së këtij vendi.
- Positano
Positano gjendet në bregdetin ikonik Amalfi, është një vend me bukuri marramendëse dhe një destinacion mjaft tërheqës për të kaluar pushimet. Në këtë vend krahas bukurive do të gjeni dhe komoditete të një niveli mjaft të lartë. Kjo është dhe arsyeja pse njerëzit e famshëm preferojnë ti kalojnë këtu pushimet.
- Camogli
Si shumica e vendeve turistike italiane, edhe Camogli është një fshat tipik peshkimi, me bukuri përrallore dhe tradita lokale mjaft të këndshme. Është një destinacion që ja vlen të kaloni pushimet tuaja
- Otranto
Është i njohur për ujin e tij të kaltër e të kthjellët. Ka një të shkuar historike pasi ka qenë port për grekët, bizantinët dhe romakët. Në ditët e sotme është një nga vendet më të kërkuar për të kaluar pushimet.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.