Deutsche Bank shtrëngon procedurat në mbarë botën për punësime të reja
Deutsche Bank, në mes të një ristrukturimi të madh dhe zvogëlimit të llogarisë, po forcon procedurat e saj në mbarë botën për punësime të reja, sipas një memorandumi të brendshëm.
Sipas memorandumit për çdo punësim të ri do të kërkohet miratim i qartë nga shefi ekzekutiv i bankës Christian Sewing, si dhe zëvendësi i tij Karl von Rohr dhe shefi i financave James von Moltke.
“Punësimi do të jetë i kufizuar në pozicione që vlerësohen si kritike për suksesin dhe rritjen e ardhshme të bankës, me një theks më të madh në lëvizshmërinë e brendshme dhe identifikimin e detyrave që mund t’i ndërpresim,” thuhet në memorandum.
Vula përfundimtare e miratimit nga treshja e anëtarëve të bordit është një zhvendosje nga e kaluara, kur vartësit kishin më shumë liri mbi punësimet e jashtme.
Banka njoftoi në korrik se planifikon të shkurtojë 18,000, ose gati një në pesë vende pune, si pjesë e një ristrukturimi prej 7.4 miliardë eurosh.
Politika e re do të zhvillohet gjatë vitit 2019 dhe do të rishikohet në fund të vitit, thuhet në memorandum.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.