Di Maio, fituesi 32-vjeçar i zgjedhjeve në Itali

Forca politike që doli në vend të parë në këto zgjedhje në Itali është Lëvizja 5 Yjet e drejtuar nga Luigi di Maio, një 32 vjeçar me një të shkuar jetësore të zakonshme por me një të ardhme politike të pazakontë.
Luigi Di Maio ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986. Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvëndëspresidentit të Dhomës së Deputetëve. Është më i madhi i tre vëllezërve. Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.
Pas diplomës në liceun klasik ai është regjistruar në universitet, ku fillimisht zgjodhi inxhinerinë informatike, të cilët do ta braktiste më pas për jurispruidencën. Që nga viti 2007, ai është gazetar dhe publicist. Në vitin 2012 ka debutuar në kinema me dokumentarin “Tregtia” ku denoncohet situata e tregtarëve të vegjël. Ka punuar pak kohë si kamarier e ndihmës në stadium, për të vijuar më pas si webmaster (mirëmbajtës webi) e në fund me kandidimin për Lëvizjen 5 Yjet të drejtuar nga Beppe Grillo.
Konsiderohet si pragmatist e institucional.
Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje. Në vitin 2010 kandidohet si këshiltar komunal po nuk arrin të fitojë. Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e mënjëherë më pas mandatohet edhe si zëvëndëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë. Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj. Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.
Është beqar, pëlqen makinat (ka një Mini Cooper vintage) dhe e konsideron veten jo karizmatik dhe si të keq në futboll. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.