Testim arritjesh për klasat e pesta – MASR publikon datën dhe çfarë do të përfshijë testi

Të gjithë nxënësit e klasave të pesta do t’u nënshtrohen një provimi për vlerësimin e arritjeve. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën 25 maj 2018, që përkon ditë e premte, si datë për kryerjen e testit.
Testi do të jetë i integruar dhe do të përfshijë lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.
Provimi do të nisë në orën 10 dhe pritet të zgjasë 1 orë e 30 minuta. Ndërkohë, korrigjimi pritet të bëhet nga Qendra e Vlerësimit të Testit.
Ky është viti i dytë që zhvillohet një testim i tillë. Vitin e kaluar testimi nuk ishte penalizues për përsëritjen e vitit për ata që morën pikë minimale, por ishte një test për të parë nivelin e ciklit fillor.
Pritshmëritë janë që ky lloj testimi të kthehet në një testim të detyrueshëm si provimet e lirimit, të cilëve u nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.