Dobësi në tregje – Nafta rritet lehtë, pas 6 sesioneve në rënie

Çmimet e naftës u regjistruan në një rritje minimale gjatë orëve të parë të sesionit të së martës, duke konfirmuar kështu dobësinë e tregut, pas 6 sesioneve me radhë në humbje.
Tregjet e naftës vijojnë të mbeten nën presion. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.74 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.37 dollarëve për fuçi.
Pavarësisht përpjekjeve të OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit, nafta Brent e Londrës sot kuotohet 10% më pak se nivelet e fundit të vitit të kaluar.
Oferta e arit të zi në tregjet globale mbetet pranë niveleve rekord, pavarësisht shkurtimeve të OPEC dhe prodhuesve të tjerë jashtë organizatës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.