Dokumentet që u hiqen qytetarëve si barrë, Rama: Çlirimi do të vijojë në 100 ditët e para

Kryeministri Rama ka zgjedhur që postimin e përditshëm mëngjesor t’ia kushtojë asaj që ai e quan “fillimin e një transformimi rrënjësor në marrëdhëniet e shtetit me qytetarin”.
Përmes një videoje informuese ku shpjegohen dokumentet të cilët u hiqen si detyrim qytetarëve për t’u marrë në sportelet e Gjendjes Civile, Tatimeve, QKR, Doganës dhe institucioneve, Rama liston tre efektet pozitive që sjell ky vendim:
- Kohë e fituar
- Lekë të kursyera
- Ryshfete të asgjësuara
Ai i nxit edhe njëherë qytetarët të refuzojnë çdo zyrë apo nëpunës që kërkon këto dokumente, madje edhe të bëjnë denoncimin e rastit.
Në fund të postimit, Rama bën një premtim se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të lehtësojë më tej barrën e burokracisë.
MIRËMËNGJES ?Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm që shënon jo fundin po fillimin e një transformimi rrënjësor në marrëdhëniet e shtetit me qytetarin? Jo më qytetari sportel më sportel, po vetë shteti duhet të sigurojë për llogari të qytetarit informacionin që vetë shteti disponon✍️ Kohë e fituar?Lekë të kursyera?Rryshfete të asgjesuara?Ky çlirim do të vazhdojë më tej në javët e muajt në vijim…#përShqipërinëQëDuam ??✌️?? me #Shtet ?#Punë? #Mirëqenie ?
Posted by Edi Rama on Thursday, October 5, 2017
A.H./SCAN
Lista e dokumenteve që “anulohen” për individët dhe bizneset te Tatimet, QKR, Doganat e institucionet e tjera!
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.