“Dora e Zotit”- Ndihmë për pacientët e sëmurë rëndë, të frikësuar dhe vetëm
Dy doreza kirurgjikale të mbushura me ujë të nxehtë, janë përdorur me disa pacientë në spital nga Lidiane Melo. Me këtë teknikë ishte e mundur, për shembull të jepte iluzionin e kontaktit njerëzor për një grua që ishte gati të intubohej dhe nuk mund të kishte njeri për të mbajtur dorën e saj.
Në të gjithë botën, mjekët dhe infermierët kanë luftuar kundër Covid-19 për më shumë se një vit, duke luftuar me të sëmurët rëndë, të frikësuar dhe vetëm.
Përveç kujdesit mjekësor që duhet të administrohet me shpresën për të mposhtur sëmundjen dhe për të shpëtuar jetën e pacientëve, ndonjëherë ndodh që duhet të gjejmë zgjidhje alternative për t’u kujdesur për të sëmurët dhe t’u japim atyre një farë rehatie.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.