Draghi flet në senat: “Duhet të ndërmarrim reforma dhe të trajtojmë emergjencën njëkohësisht”

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka prezantuar programin e tij të politikave në dhomën e lartë të parlamentit, përpara votëbesimit të detyrueshëm në qeverinë e tij. Draghi, ish presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, tha se qeveria do përqendrohet njëkohësisht tek reformat dhe emergjenca.
Draghi u betua gjatë fundjavës në krye të një administrate të gjerë që ka mbështetjen e partive përreth spektrit politik, për të drejtuar Italinë përmes krizës së koronavirusit dhe tkurrjes ekonomike. Draghi, i emëruar pas një konflikti që rrëzoi koalicionin e kaluar, nuk ka thënë deri më tani ndonjë plan në publik dhe debati në Senat do t’i japë shansin për të theksuar se çfarë synon të arrijë në muajt e ardhshëm. Shqetësimi i tij kryesor është vaksinimi i shpejtë kundër Covid-19 dhe ndryshimi i planeve për mënyrën se si do të shpenzohen 200 miliardë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, që synojnë rimëkëmbjen ekonomike.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.