Edukimi i vazhdueshëm i punonjësve, suksesi i biznesit tuaj
Mendoni se punonjësit tuaj janë shumë të zënë për t’u kujdesur për edukimin e vazhdueshëm? Atëherë bëni të mundur që kjo gjë të ndryshojë.
Edukimi i vazhdueshëm i punonjësve është shumë i rëndësishëm, dhe është e vetmja mënyrë që biznesi juaj të mbijetojë gjatë në treg.
Mungesa e mundësive për t’u rritur është një ndër arsyet kryesore për largimin e punonjësve dhe 87 për qind e të rinjve e kuptojnë rëndësinë e zhvillimit profesional.
Këtu janë disa këshilla për menaxherët të cilët kërkojnë të mbajnë ekipet e tyre të angazhuara qoftë edhe me një buxhet të vogël.
Hapi i parë është që trajnimi të jetë prioritet i lartë në të gjitha nivelet e kompanisë, thotë Dan Sommer, themeluesi i Triologjisë së Arsimit të Nju Jorkut.
Organizatat më të mira të fokusuara në njerëz shpenzojnë kohë duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë duan të punësuarit, pasi kjo është mënyra e vetme për të ndërthurur atë çka duan me atë që duhet.
Merrni parasysh sondazheve që janë bërë mbi punonjësit pasi shpesh ka një shkëputje midis asaj që ju duhet punonjësve dhe asaj që menaxherët e tyre mendojnë se duan.
Për shembull nëse sondazhi i punonjësve tregon se shumë punonjës dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë tyre të të folurit në publik organizoni një ditë që të gjithë të ndajnë një prezantim së bashku.
Më pas mblidhni një grup menaxherësh për të rishikuar prezantimet dhe më pas uluni përsëri më punonjësit për feedback.
Është shumë e rëndësishme të krijohet një kulturë përgjegjësie për të siguruar që njerëzit vazhdimisht japin dhe marrin trajnime.
Por nëse nuk keni buxhet për trajnimin mos u shqetësoni, ndërtoni një bazë dijesh të materialeve për punonjësit që duan të përmirësojnë ose të mësojnë aftësi të reja dhe punoni me to. Nuk është e thënë që trajnimet të jenë të kushtueshme. Përdorni qoftë edhe metoda minimaliste por kurrë mos i ndalni trajnimin e punonjësve tuaj pasi e gjitha kjo do të jetë një kosto për biznesin.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.