Ekonomia britanike – Paralajmërojnë ekonomistët: Rritet rreziku i recensionit për vitin e ardhshëm
Ekonomia britanike pritet të hyjë në një zonë rreziku gjatë 12 muajve të vitit të ardhshëm. Paralajmërimi ka ardhur nga ekonomistët, të cilët përmes një sondazhi të ‘Bloomberg’ kanë tërhequr vërejtjen se rreziku i një recensioni të mundshëm në Britani është rritur në 30%.
Sipas Bloomberg, sondazhi u krye më 1 shkurt, përpara se Banka e Anglisë të botonte parashikimet e reja që shohin rritjen më të ngadaltë ekonomike në një dekadë në 2019 dhe një shans pak më të madh se 20% të një recensioni.
Ndërkohë, Guvernatori Mark Carney tha në një konferencë për shtyp se një Brexit pa marrëveshje do të rriste probabilitetin e një tkurrjeje të ekonomisë.
Më herët, menjëherë pas votimit të Brexit në vitin 2016, ekonomistët parashikuan një recension të mundshëm në masën 50%, por ekonomia vazhdoi të zgjerohej, duke ‘hedhur poshtë’ parashikimet e tyre.
Carney diskuton mbi rreziqet për ekonominë globale në një fjalim të martën, ndërsa anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, Gertjan Vlieghe, do të japë të enjten mendimet e tij për U.K.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.