Eksperimenti/ Çfarë i bën telefonit tuaj modaliteti i ri “Dark Mode” që është kthyer në trend
Opsioni “dark mode”, modaliteti i errët që po “pushton” edhe aplikacionet më popullore si Instagram, WhatsApp e Gmail, ndihmon në kursimin e baterisë së telefonit.
Këtë e tregon një test i “PhoneBuff” që ka krahasuar dy iPhone XS me ekrane Oled, njëri me dhe tjetri pa modalitetit “dark mode”.
Në të dy telefonët janë hapur kryer veprime të njëjta si hapja e videove ne Youtube, hyrja në “Google Maps” apo përdorimi i rrjeteve sociale.
Tetsi ka vijuar derisa bateria e njërit është shkarkuar plotësisht. Dhe rezultati ka qenë se telefoni që përdorte modalitetin “dark mode” kishte edhe 30 % bateri ndërsa ajo e telefonit tjetër ishte shkarkuar plotësisht.
Testi është bërë me dy telefonë specifikë dhe pavarësisht seeksperienca e secilit përdorues mund të variojë, konkluzioni është se të paktën një sasi e rezervës së baterisë gjithsesi kursehet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.