Eksportet bujqësore rriten me 20% – Fermerët vendas “mundin” COVID-19

Vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19, nuk kanë ndalur rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore. Në një intervistë për SCAN, zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, shpehet se falë faktit që fermerët nuk e kanë ndalur punën dhe të krijimit të korridoreve të gjelbra me vendet e rajonit, eksportet bujqësore rezultojnë të jenë në rritje me rreth 20 për qind.
Në fillim të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, situata ishte kaotike edhe për sektorin e bujqësisë, për shkak të mbylljes së kufijve apo kufizimit të lëvizjes, problematikë që mesa duket është rikuperuar në kohë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.