Fabrika e Tesla në Shangai – Projekti gjigant drejt përfundimit. Do nisë prodhimin në fund të 2019
Fabrika gjigante e Tesla në Shangai është drejt përfundimit dhe do të prodhojë modelin e parë në fund të 2019-ës. Prodhuesi amerikan i makinave elektrike nisi ndërtimin e fabrikës në Shangai në Janar të këtij viti. Njësia e re zë një sipërfaqe prej 860,000 metra katrorë. Faza e parë e projektit, që është një linjë e prodhimit e Modelit 3, do të nisë operimin në fund të këtij viti, me një kapacitet vjetor të prodhimit prej 150,000 makina elektrike.
Aktualisht, ka përfunduar ndërtimi i pjesës kryesore të fabrikës dhe po caktohen pajisjet e manifakturës. Fabrika gjigantë është ndarë në 4 njësi: stampimi, saldimi, lyerja dhe montimi përfundimtar. Pavarësisht se fabrika nuk është ende funksionale, grupi i projektit po punon me orë të plota. Më shumë se 300 punëtorë brenda dhe jashtë vendit, punojnë në të njëjtën çati.
Për të mbështetur ndërtimin e fabrikës, Tesla ka sjellë inxhinierë nga e gjithë bota në Shangai. Kjo përbën fabrikën e parë gjigante të Tesla jashtë Shteteve të Bashkuara. Me një shifër prej 7 miliardë dollarë, kjo përbën investimin e huaj në manifakturë më të madh në historinë e Shangait. Kjo është gjithashtu sipërmarrja e parë që përfiton nga politikat e reja të Kinës që lejojnë prodhuesit e makinave që të zotërojnë tërësisht filialet në vend.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.