FIFA20 pa Juventusin, aksionet e EA humbasin dramatikisht vlerën
Electronic Arts sapo ra prej efektit të Ronaldos. Aksionet e kompanisë që krijon FIFA-n, lojën të shumëkërkuar, kanë rënë 3.5% këtë javë, duke humbur më shumë se 750 milionë dollarë, pasi humbi të drejtën për të përdorur emrin e klubit “Juventus” në versionin e ardhshëm të lojës, FIFA 2020.
EA ka fituar më shumë se 14% të të ardhurave të saj gjatë tre viteve të fundit nga FIFA. Investitorët i frikësohen lojtarëve që do të humben në ekskluzivitetin për shkak të kompanisë rivale Konamit, që krijon Pro Evolution Soccer, e cila ka marrë eksluzivitetin për Juventusin.
Ndërsa Konami tani mban të drejtat ekskluzive të imazhit për Juventusin, FIFA 2020 do të paraqesë ekipin imagjinar të Piemonte Calcio në vend të ekipit të Torinos.
Cristiano Ronaldo, sulmuesi yll i Juventusit, ka lëvizur çmimet e aksioneve edhe herë të tjera këtë vit. Për shembull tripleta e i tij ndaj Atletico Madrid në mars i rrit aksionet e Juventusit deri në 17%. Në mënyrë të ngjashme, stoku i Juventusit u dyfishua kur ai nënshkroi për klubin italian, duke theksuar vlerën e kapitenit portugez në klub.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.