Financimi i Arsimit Publik – Shqipëria e fundit, vetëm 2.2% të PBB
Shqipëria shpenzon më pak se vendet e tjera të BE për fëmijët në sistemin parauniversitar.
Sipas një studimi të bërë publik nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, në 10 vitet e fundit shpenzimet buxhetore arrijnë deri në 2.2% të PBB, duke renditur Shqipërinë në vendin e fundit nga 26 shtete të marra në studim ku mesatarisht kjo shifër arrin deri në 5.1% te PBB.
Kreu i CRCA, Altin Hazizaj shprehu shqetësimin për buxhetin e ministrisë në fjalë i cili është në rënie. Ai Kërkoi financim të arsimit deri në 6% të PBB.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të cilët deklaruan se financimet në këto vite kanë shkuar kryesisht për infrastrukturë dhe trajnimin e mësuesve
Për deputetët Albana Vokshi dhe Vasilika Hysi, studimi vlen për nxitjen e debatit dhe rishikimin e mundësisë për të rritur buxhetin për arsimin në vitin e ardhshëm.
Sipas Këtij Raporti, i cili përfshinë periudhën 2010-2018, financimet e huaja kanë shkuar drejtë zeros ndërkohë që në sistem janë 200 mijë fëmijë më pak. Të dhënat tregojnë se 1 në 3 fëmijë në vendin tonë rrezikon të mos arsimohet.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.