Finlanda mbyll lidhjen e fundit direkte hekurudhore të BE-së me Rusinë!

Operatori finlandez i trenave VR do të ndalojë shërbimin e tij dy herë në ditë nga Helsinki në Shën Petersburg, duke mbyllur rrugën e fundit hekurudhore të mbetur për rusët që duan të udhëtojnë drejtpërdrejt në BE.
Shërbimi është teknikisht në pronësi të një kompanie të quajtur Karelian Trains, një sipërmarrje e përbashkët midis VR dhe Hekurudhave Ruse, të cilat secili zotëron 50% të aksioneve në kompani. Trenat Allegro janë duke u ndalur për shkak të sanksioneve të BE-së dhe VR thotë se njerëzit që donin të largoheshin nga Rusia, përfshirë qytetarët finlandezë, kanë pasur “kalim të sigurt” deri më tani.
“Ne kemi vazhduar të operojmë Allegro në përputhje me udhëzimet e autoriteteve, me qëllim që të sigurojmë hyrjen në Finlandë për finlandezët. Gjatë këtyre javëve, njerëzit që donin të largoheshin nga Rusia kishin kohë të largoheshin nga vendi”, thotë Topi Simola, VR. Zëvendës Presidenti i Lartë për Shërbimet e Pasagjerëve në një deklaratë.
“Tani, për shkak të sanksioneve, nuk është më e përshtatshme të vazhdohet shërbimi Allegro”, shton ai. Shërbimet do të mbyllen këtë fundjavë që vjen, me trenat e fundit që nisen nga të dy qytetet të dielën më 27 mars.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.