Fitimet në të gjithë bankat shtetërore në Kinë janë rritur për 2016-ën

Të gjithë bankat e zotëruara nga shteti në Kinë kanë mbajtur një trend rritjes të fitimeve dhe kanë frenuar rritjen e kredive me probleme në vitin 2016, tregojnë raportet vjetore të tyre.
Sipas këtyre raporteve, Banka Bujqësore e Kinës, Banka për Ndërtim dhe Banka e Komunikimeve kanë publikuar rritje të fitimit neto në sipër 1%. Bank of China, një nga huadhënësit më të mëdhenj të zotëruar nga Shteti, pati një rritje me 2.58% në vitin 2016.
Në raport vihet re reduktimi i kredive me probleme në raport me totalin e huave. Në 2016-ën, Banka për Ndërtim dhe Banka Bujqësore kanë patur të dyja një reduktim të kredive me probleme në raport me totalin.
Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës kishte një reduktim me 0.25% në këtë raport. Huadhënësit më të mëdhenj të vendit, të quajtur “Big Five”, raportuan të gjithë një përmirësim të cilësisë së aktiveve.
Analistët thonë se duke u bazuar në kërkesën dhe transmetimin e huave, si dhe nivelet e kapitalit, ekonomia duket se është drejt rimëkëmbjes dhe stabilizimit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.