Fitimet nga firmat e karburanteve fosile mund të tatohen përkohësisht nga BE!

Bashkimi Europian mund të jetë gati të mbështesë një taksë të re mbi fitimet e jashtëzakonshme të bëra nga disa kompani energjetike që janë të lidhura me çmimet e larta të gazit. Një draft dokument, i parë nga Bloomberg, sugjeron se një taksë e përkohshme mbi fitimet e papritura mund të jetë një “burim i dobishëm financimi”.
Krerët e qeverive do të debatojnë mbi këto masa për të ndihmuar konsumatorët më të rrezikuar të enjten. Kriza energjetike do të thotë se gazi, qymyri, energjia bërthamare, hidrocentralet dhe burimet e tjera të rinovueshme të BE-së mund të gjenerojnë fitime të tepërta deri në 200 miliardë euro në vitin 2022, vlerëson Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
Rishpërndarja e këtyre fondeve për të ndihmuar konsumatorët të kompensojnë faturat më të larta të energjisë është një nga sugjerimet në planin 10 pikash të IEA për të hequr Europën nga nafta dhe gazi rus. Ai tashmë është miratuar në Itali dhe Rumani në vitin 2022.
Të tjerë sugjerojnë se fondet e papritura të taksave mund të përdoren drejt burimeve të energjisë së rinovueshme. Një numër projektesh të tubacioneve dhe terminaleve të gazit natyror po konsiderohen gjithashtu nga kompanitë e karburanteve fosile në përgjigje të krizës.
Greqia, Italia, Holanda, Gjermania, Spanja dhe Franca kanë ringjallur së fundmi projektet e gazit. Pa gaz për të shpuar, paratë fitohen në Europë duke ndërtuar infrastrukturën për gazin natyror të importuar.
Në ato vende me burime për t’u shpuar, operacionet po rriten në përgjigje të krizës energjetike. Gazi natyror i lëngshëm në SHBA po shtyn për zgjerim dhe më shumë eksporte për të mbushur boshllëkun e lënë nga karburantet fosile ruse.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.