Forca e Ligjit – Policia e Shtetit sekuestron sasi rekord kokaine me vlerë 180 mln euro në Portin e Durrësit
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Snow.”
Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie prej 613 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike me vlerë tregu mbi 180 milionë euro, e dyshuar si kokainë.
Përmes një konference për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bëri me dije se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar transit përmes Italisë, në Maltë dhe më pas me anije ka mbërritur në portin e Durrësit në datën 19 shkurt 2018.
Operacioni për kapjen e kokainës cila ishte e fshehur me dysheme të dyfishtë të ngarkuar me banane, ka nisur gjatë mbrëmjes së 17 shkurtit. Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me inicialet D.L lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe A.P, lindur dhe banues në Durrës.
Ndërkohë, u shpall në kërkim pronari i i një kompanie ku u sekuestrua lënda narkotike, shtetasi me iniciale A.Ç.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.