[FOTO] Babagjyshët në Prishtinë vrapojnë për të ndihmuar familjet në nevojë
Ditën e diel u zhvilluar në Prishtinë mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”. Qindra individë u janë bashkuar nismës, duke blerë një kostum për 10 euro dhe numrin pjesëmarrës.
Fitimet e aktivitetit, në edicionin e tij të dytë tashmë, do t’u shkojnë familjeve në nevojë në mënyrë që të mund të kalojnë festat e fundvitit si të gjithë. Në edicionin e parë u mundësua mbështetja e rreth 60 familjeve.
Dilni sa ma shume o njerez te mire ❤️❤️❤️
Posted by Projekti 5 Cent on Sunday, December 17, 2017
Gara nisi në orën 13:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe morën pjesë fëmijë e të rritur në një xhiro argëtuese më tepër se sa konkurruese.
Mini Maratona humanitare vrapo me babadimer
Posted by TVPrishtina on Sunday, December 17, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.