FOTO/Rihapet sera më e madhe në botë, më 5 maj – Restaurimi kushtoi 41 milionë paund

Sera më e madhe në botë e cila mban plot 35, 000 mijë bimë të ndryshme pritet të hapet ditën e nesërme në 5 maj, në Londër pas një restaurimi pesëvjeçar.
Kjo serë është shtëpia e bimëve më të rralla në botë të cilat janë në rrezik zhdukjeje dhe mirëpret plot 1.35 milionë njerëz në vit.
Sera mbulon 300 hektarë tokë dhe vetëm rinovimi i saj kushtoi 41 milionë paund. Është atraksioni më i madh në Londër dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.
Gjatë rinovimit të saj, bimët u përgjysmuan dhe kjo si pasojë e rritjes së tyre shumë të madhe e cila bllokonte komplet dritën.
Hyrja në serën më të madhe në botë kushton 16 paund në qoftë se e blini biletën në internet dhe 17 paund nëse e blini atë në portë.
Ndërkohë hyrja për fëmijët deri në moshën 4-vjeçare është falas.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.