FOTOT/ Edhe Tirana nuk mbetet pas! Mjete elektrike me “zero” zhurmë dhe ndotje – Ku do të përdoren dhe ja si duhen ato

Jemi mësuar të dëgjojmë kohët e fundit për makinat elektrike në mbarë botën dhe testimet më të fundit që po kryhen për to.
Kur bëhet fjalë për mjetet elektrike edhe Tirana nuk mbetet pas, ku inspektorëve të Parkut të Madh në kryeqytet iu dhuruan dy mjetet e para elektrike.
Lajmi është dhënë në një postim në rrjetin social “Facebook” nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, ku thuhet se ekipi i inspektorëve të Parkut po praktikon përdorimin e mjeteve elektrike – me 0 ndotje e zhurmë – për patrullimin, monitorimin e ndërhyrjen më të shpejtë në Parkun e Madh.
“Ekipi i Inspektorëve të Parkut (Grand Park Rangers) po praktikon përdorimin e mjeteve elektrike – me 0 ndotje e zhurmë – për patrullimin, monitorimin e ndërhyrjen më të shpejtë në Parkun e Madh. Dy mjetet e para elektrike u dhuruan nga partneri ynë “GREEN Projects”. Flm! Investimet, zgjerimi i hartës rekreative e rritja e frekuentimit kërkojnë siguri e respektim rregullash”, thuhet në postim Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.