FOTOT/ Ferma bujqësore në tarracat e ndërtesave të larta -“Bum” kërkesash nga sipërmarrësit e rinj! Çudisin fermerët, ja metodat dhe teknologjia që po përdorin

“Dhoma e Minierave” në qendër të Johanesburgut përbën një qendër të industrisë minerare në Afrikën e Jugut, si simbol i epokës së kaluar, ku minatorët ngjiteshin këtu për të gërmuar dhe për të nxjerrë ar.
Sot ai është vendi i një sipërmarrjeje të re, ku synohet tërheqja e të rinjve të papunë në qytet, drejt “sipërmarrjeve bujqësore”.
Veprimi këtë herë nuk po ndodh nga nëntoka, por nga tarracat e ndërtesave të larta në Johanesburg.
Iniciativa për të krijuar biznese të kopshtarisë urbane në tarracat e hapura u lancua më shumë se një vit e gjysmë më parë, përmes një projekti të Partneritetit Publik Privat në Johanesburg.
“Bujqësia nuk është gjëja e parë që të vjen në mend, si një burim i krijimit të vendeve të punës dhe sipërmarrjes, sidomos kur e krijon atë nëpër sera, tha Brendon Martens, përfaqësues i kësaj iniciative.
Por Martens dhe ekipi i tij po sjellin këtë koncept për nevojat e tregut, së bashku me metodat e bujqësisë së avancuar dhe trajnimit praktik të biznesit.
“Kjo lloj bujqësie po zhvillohet duke përdorur teknologjinë hidroteknike për të kultivuar sallatën, qepët dhe kultura të tjera, me qëllim që ato të rriten pa kërkuar tokë dhe hapësira të mëdha të hapura. Këtu bimët rriten më shpejt dhe përdorin deri në 80 për qind më pak ujë sesa në bujqësinë tradicionale. Teknika gjithashtu eliminon probleme si erozioni i tokës. Një tjetër avantazh është që të korrat rriten në nivel lokal, duke ulur kohën dhe kostot e transportit, si dhe duke ofruar produkte të freskëta për konsumatorin”, theksoi Martens.
Kjo lloj sipërmarrje tashmë po gjeneron fitim, u shpreh sipërmarrësi Nhlanhla Mpati, ku shtoi: “Me teknologjinë hidroteknike, nuk jeni vetëm duke punësuar njerëz, por po tregojmë aftësitë e veçanta drejt zhvillimit të një tregtie specifike”.
Siç raportojnë mediat tre vitet e ardhshme rreth 200 fermerë do të shfaqin interes për këtë iniciativë, pasi skema po tërheq sipërmarrësit e rinj për më shumë aplikime.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.