FOTOT/ “Makina” që do të ofrojë ushqime dhe rroba falas për të pastrehët – Ku ndodhet dhe si do të përdoret ajo?

Kjo është makina e parë në dispozicion për të pastrehët, e cila pritet të japë ushqime e rroba falas, në një kohë që organizatat bamirëse në Britaninë e Madhe vijojnë të përgatiten për një dimër të ftohtë dhe ku numri i të pastrehëve në vend rritet.
Një organizatë bamirëse e quajtur “Action Hunger”, ka në plan të mbajë makinën e re në Nottingham me produkte të dhuruara nga supermarketet, të tilla si fruta të freskëta, sanduiçë, si dhe produkte të tjera të blera si: çorape, pastë dhëmbësh dhe peshqir sanitar.
“Makinat e Veprimit ndaj Urisë do të ofrojnë akses për personat që vuajnë mungesën e strehimit me qëllim që të plotësohen nevojat më thelbësore – ato të ndihmës. Ajo do të ofrojë ushqim dhe veshmbathje pa pagesë në çdo orë”, thotë organizata bamirëse.
Në Angli shumë persona vuajnë problemin e strehimit. Në 2016 të paktën 4,100 kanë fjetur jashtë për shkak të mungesës së strehimit.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.