FOTOT/ Projekti ambicioz gati në 2023, urë “lundruese” dhe linjë hekurudhore mbi liqen – 3.7 mld dollarë për ndërtimin

Seattle, qytet në Uashingtoni nuk është i panjohur për projektet ambicioze në fushën e transportit. Qyteti tashmë po bëhet shtëpia e katër, e një prej urave më të gjatë “lundruese” në botë, duke përdorur blloqe betoni të forta, për të mbështetur asfaltin e rrugës.
Ndonëse më parë, Seattle përfundoi një urë të qëndrueshme ndaj tërmetit, tani qyteti është duke hyrë në një projekt transporti akoma më ambicioz.
Agjencia lokale e Transitit “Sound Transit” po ndërton një linjë hekurudhore për një transport të “lehtë” (pra një tren pasagjerësh i projektuar për trafik të lehtë) në një urë “lundruese” mbi liqenin e Uashingtonit. Projekti, i cili pritet të përfundojë në vitin 2023, do të përfshijë 4 trena, ndërkohë që sipas ekspertëve është projekti më i madh me 3.7 miliardë dollarë për të ndërtuar një korridor të “lehtë” hekurudhor që do të lidhë Seattle me Bellevue, në Uashington.
Siç vëren “The Seattle Times”, nuk ka vend për asnjë gabim me komponentën për këtë projekt ambicioz, pasi në rast të kundërt nëse një tren do të dilte nga gjurmët e urës do të përfundonte në liqen, në një thellësi prej 200 metrash.
Prandaj po merren masa nga ndërtuesit që ura të jetë e mbrojtur nga lëkundjet valët apo erërat e forta gjithashtu pas ndërtimit do të kryhen kontrolle rutinë për mirëmbajtjen dhe të çarat në rrugë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.