FOTOT/ Projekti i ri në rrjetin hekurudhor – 3 miliardë dollarë për trenat e shpejtësisë së lartë! Qytetet ku do të ofrohet shërbimi i ri
Të udhëtosh me një tren të shpejtësisë së lartë, tashmë është e mundur me një shërbim privat që do të ofrohet në SHBA.
“Brightline Express” do të fillojë shërbimin në Florida, gjatë muajit dhjetor nga ku po synohet të promovohet potenciali i udhëtimit me shpejtësi të lartë, në rrjetin hekurudhor në SHBA.
Ky projekt prej 3 miliardë dollarësh që ofron “Brightline Express” mund të sjellë përmirësim drastik në qarkullim, duke zëvendësuar udhëtimin në rrugët e mbushura me më shumë se 3 milionë automjete.
Me këto trena pritet të udhëtojnë më shumë se 6 milionë banorë dhe turistë.
Shërbimi privat i trenave me shpejtësi të lartë do të ofrohet nga West Palm Beach në Fort Lauderdale, ndërkohë që shërbimi do të shtrihet edhe në qendër të qytetit të Miamit, në fillim të vitit të ardhshëm.
Në të ardhmen ky shërbim mund të ofrohet edhe në Orlando, cili pritet të jetë i suksesshëm për shkak të fluksit të madh të turistëve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.