Franca do të taksojë fluturimet nga aeroportet e saja – Bien aksionet e linjave ajrore
Franca do të vendosë një taksë mbi linjat ajrore që fluturojnë nga aeroportet e saja për të ndihmuar në mbështetjen e mjedisit, tha ministrja e transportit të martën vonë, në një masë që pritet të arrijë në rreth 180 milionë euro që nga viti 2020. Aksionet në linjat ajrore në të gjithë Europën kanë rënë pas publikimit të këtij lajmi më konkretisht, Air France me 5.2%, Ryanair ra me 4.8%, EasyJet me 4% dhe Lufthansa me 3%.
Megjithatë, aktivistët thanë se tatimi i ri nuk ka gjasa të ndryshojë sjelljen e konsumatorit në nivelet e propozuara dhe ishte i ulët krahasuar me vendet e tjera. OJQ-ja e Transportit dhe Mjedisit (T & E) me bazë në Bruksel vlerëson se taksat e linjave ajrore arrijnë deri në 1 miliard euro në vit në Gjermani dhe më shumë se 3 miliardë në Britani.
Taksa e re franceze do të jetë 1.5 euro për fluturimet brenda Francës ose Bashkimit Europian, 3 euro për fluturime ekonomike nga BE, 9 euro për klasin biznes brenda BE dhe deri në 18 euro për bileta të klasës së biznesit jashtë BE. Fluturimet tranzit nuk do të tatohen. “Ne kemi vendosur të vendosim një eko-taksë mbi të gjitha fluturimet nga Franca“, tha ministrja e transportit Elisabeth Borne në një konferencë shtypi, duke shtuar se të ardhurat do të përdoreshin për të financuar transportin ditor në Francë, veçanërisht trenat lokalë. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.