Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla
Parlamenti i Francës ka miratuar se ndalon përdorimin e smartfonëve nga shkollat, nga ku fëmijët francezë do t’ju duhet të lënë telefonat dhe pajisjet e tyre në shtëpi ose ti fikin ato ndërsa ndodhen në shkollë duke filluar që nga muaji shtator. Ndalimi i telefonave si dhe llojet e tjera të pajisjeve të lidhura me internetin, siç mund të jenë tabletat, vlejnë për nxënësit e moshës 3 deri në 15 vjeç, e cila u miratua ditën e hënë nga ligjvënësit.
“Ne e dimë se ka një fenomen të nxënësve të cilët janë tej mase të varur nga përdorimi i keq i telefonave celularë…Roli ynë kryesor është të mbrojmë fëmijët dhe adoleshentët”, tha Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer në kanalin francez të lajmeve BFMTV.
Ligji përmbush një nga premtimet e fushatës së Presidentit Emmanuel Macron, e cila u miratua nga 62 vota pro, të mbështetur nga anëtarët e qendrës së Macron-it La République en Marche! parti. Por disa ligjvënës nga e djathta dhe nga e majta abstenuan, duke pretenduar se ligji do të ndryshonte sadopak.
“E parë nga këndvështrimi ynë, ky nuk është një ligj që i përket shekullit të 21 –të, por një ligj nga epoka e kanaleve të lajmeve”, tha Alexis Corbière, një deputet nga partia Franceze e krahut të majtë dhe një ish-mësues. Një ligj i miratuar në vitin 2010 ndalonte përdorimin e smartfonëve “gjatë gjithë aktivitetit të mësimdhënies”.
Ligji i ri bën përjashtim për nxënësit me aftësi të kufizuara, gjatë aktiviteteve jashtëshkollore dhe për “përdorim pedagogjik”. Varësia e nga telefonat ka ndikuar në përhapjen e “nomophobisë” apo “No Mobile Phone phobia”, frika se nuk do të mund ta përdorni telefonin apo pajisjen tuaj. Një anketë në Britani thotë se 66% e të anketuarve janë të prekur nga “nomophobia”, ndërsa 41% e tyre kanë thënë se e kanë edhe një apo dy telefona më shumë në mënyrë që të jenë të kyçur në internet.
Dhe ndërsa normat e rritjes së varësisë së smartfonëve dhe internetit rriten, kjo mund të ketë efekte negative në trurin tonë. Një studim nga Koreja e Jugut mbi adoleshentët me internet dhe varësinë nga smartfoni tregoi se truri i tyre kishte nivele më të larta të një neurotrammatori që ngadalëson neuronet, duke rezultuar në nivele të reduktuara të kontrollit dhe vëmendjes duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj argëtimeve.
Një tjetër studim i Shkollës së Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike tregoi se ndalimi i telefonave nëpër shkolla shkaktoi një përmirësim më të qartë ndaj rezultateve në testet e nxënësve. Më shumë se 90% e fëmijëve francezë midis moshës 12 dhe 17 vjeç kishin telefona celularë në vitin 2016, rreth 72% në 2005, sipas regjistrit francez të telekomunikacioneve ARCEP.
Nxënësit francezë deri më tash nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do ti lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat. Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.