GDP e SHBA-së pëson rënie si pasojë e luftës tregtare të Donald Trump
Byroja e Analizës Ekonomike tha të premten se produkti i brendshëm bruto, një masë e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend janë ngadalësuar nga prilli në qershor.
Shpenzimet e konsumatorëve kanë kompensuar dobësinë e shkaktuar nga mosmarrëveshjet globale të tregtisë që filluan më shumë se një vit më parë.
Ekonomia u zgjerua në 2018 me një ritëm vetëm nën synimin e administratës Trump prej 3%, por rritja pritej gjerësisht të ngadalësohej këtë vit.
GDP-ja kishte pasur një rritje me 2.1%, por nga prilli në qershor pësoi një rënie prej 3.1% të tremujorit.
Faktor i rënies sipas analistëve mendohet të jetë tkurrja në importe dhe rritje të inventarëve të pashitur.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.