Gjendet safiri natyror më i madh në botë – Kushton 100 milion dollarë dhe peshon 310 kilogram!
Autoritetet e Ri Lankës të dielën shfaqën atë që ata thanë se ishte safiri më i madh natyror në botë blu me korund, me peshë 310 kilogramë, i cili u gjet në një gropë gurësh të çmuar rreth tre muaj më parë.
Gemologët vendas, të cilët kanë ekzaminuar safirin, thanë se ishte një nga xhevahiret më të rralla në botë pasi peshonte më shumë se 300 kilogramë. Organizatat ndërkombëtare ende nuk e kanë certifikuar gurin e çmuar.
Safiri u ekspozua në shtëpinë e një prej pronarëve të gropave të gurëve të çmuar në Horana, 65 kilometra në jug të Colombo. Një grup murgjish budistë kënduan bekime për gurin e çmuar përpara se të zbulohej.
Guri u gjet në zonën e pasur me gurë të çmuar Ratnapura, ku banorët vendas kishin gjetur më parë grupin më të madh të safirëve në botë në një oborr të shtëpisë aksidentalisht.
Ratnapura njihet si kryeqyteti i perlave të vendit të Azisë Jugore, i cili është një eksportues kryesor i safirëve dhe gurëve të tjerë të çmuar.
Vendi fitoi rreth gjysmë miliardë dollarë përmes eksportit të gurëve të çmuar, diamanteve dhe bizhuterive të tjera vitin e kaluar, ka raportuar organi vendas i industrisë së gurëve të çmuar dhe bizhuterive.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.