Gjeniu i Luftës! Kush është Sarah Kayali, 8 vjeçarja që fitoi çmimin e pare në botë për garën e matematikës?
Sarah Kayali është vajza 8 vjeçare nga Siria që ka rezultuar gjeniu i botës në matematikë. E rritur në “ekosistemin e bombave”, kjo nuk e ka penguar të marrë stafetën e garës me 6114 fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Australinë, Britaninë e Madhe, etj.
Sarah jeton në Hazano, në mes të rrënojave të shkatërruara nga lufta, në një vend ku arsimi është ende një temë shumë e komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi të impresiononte me fitoren e saj në garën globale të llogarive mendore, të organizatës kineze ACIDA.
Sarah dhe familja e saj morën shumë komplimente pikërisht për disavantazhin themelor dhe ndërprerjen shkollore që ajo pati, për shkak të kushteve të vështira humanitare që sirianët kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë për më shumë se një dekadë.
Burimi origjinal: Positizie.it
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.