Gjigantët e kartave Mastercard dhe Visa në luftë për tregun e kompanive ‘tekno-financiare’

Mastercard dhe Visa kanë luftuar me njëri-tjetrin për pjesën e tregut për dekada. Këto ditë, konkurrenca e tyre po zhvillohet gjithnjë e më shumë përmes startup-eve tekno-financiare.
Revolut është një ndër kompanitë e cila ka një licencë bankare të BE-së nga banka qendrore e Lituanisë dhe do të krijojë partneritet me një bankë të licencuar në SHBA, ku Mastercard dhe Visa po luftojnë për të fituar partneritet ku deri tani secila ka fituar 50 % të prodhimit të kartave të kreditit dhe debitit.
Qëllimi i kompanive të kartave është të zgjerohen sa më shumë nëpërmjet tregjeve në vende të ndryshme të botës duke fituar partneritete me kompanitë tekno-financiare.
Ndërsa më shumë transaksione rrjedhin përmes këtyre kompanive, në vend të bankave tradicionale, firmat fintech përfaqësojnë partneritete gjithnjë e më të rëndësishme për rrjetet e kartave.
Këto startup gjithashtu mund të dëshmojnë vazhdimësinë për kontrollin e vazhdueshëm të rrjeteve të kartave, pasi kartat fizike bëhen më pak të rëndësishme dhe transaksionet bëhen më virtuale.
Transaksionet me karta dhe tregtia në internet janë në rritje, duke i bërë kompanitë e pagesave disa nga kompanitë më të vlefshme financiare në botë. Aksionet e Mastercard dhe Visa janë kthyer në secilin prej më shumë se 30% këtë vit, dhe së bashku kanë një kapitalizim tregu më shumë se gjysmë trilioni dollarë.
Këta gjigantë pagese marrin një numër të vogël të disa pikave bazë në transaksionet e kartave. Ata përpunuan më shumë se 5 trilion dollarë gjatë tremujorit të fundit, një rritje prej 5% nga një vit më parë, duke arritur në gati 10 miliardë dollarë të ardhura.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.