Gjobë ditore prej 1 milion euro – BE i dërgon kërkesën zyrtare Polonisë!
Komisioni Europian i ka dërguar një kërkesë zyrtare Polonisë për pagesën e një gjobe ditore prej 1 milion euro të vendosur nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, konfirmuan zyrtarët e BE-së. Lëvizjet ushtronin presion të mëtejshëm mbi qeverinë polake për të respektuar dy vendime të veçanta të GJED-së, të cilat së bashku mund t’i kushtojnë Varshavës deri në 45 milionë euro në muaj në fondet e humbura të BE-së.
Dënimi rekord prej 1 milion euro u vendos nga GJED tetorin e kaluar për refuzimin e Varshavës për të pezulluar dhomën e diskutueshme disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të saj, të cilën GJED-ja e kishte urdhëruar atë ta çmontonte menjëherë. Gjykata u pajtua me ankesat fillestare të Komisionit dhe vendosi se riorganizimi i sistemit të drejtësisë mund të “përdoret për të ushtruar kontroll politik mbi vendimet gjyqësore ose për të ushtruar presion mbi gjyqtarët me synimin për të ndikuar në vendimet e tyre”.
Letra zyrtare është dërguar të enjten në mbrëmje dhe mbulon periudhën nga 3 nëntori deri më 10 janar. Varshava ka ende kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së Komisionit për pagesë, e cila në praktikë do të shkonte në 30 milionë euro në muaj.
Megjithatë, një mosmarrëveshje e palidhur mbi minierën e qymyrit Turow, e vendosur pranë kufirit çek, është shumë më e avancuar dhe së shpejti mund të godasë financat polake. Në javët e ardhshme, Komisioni pritet të fillojë të zbresë një gjobë mujore prej 15 milionë eurosh nga fondet e ndara të BE-së nga Polonia, si rezultat i refuzimit të vazhdueshëm të Varshavës për të paguar një gjobë prej 500,000 eurosh ditore për mbajtjen e hapur të termocentralit Turow.
Është hera e parë në historinë e bllokut një shteti anëtar do të marrë para në burim për moszbatim të vendimeve të GJED-së. Së bashku, dy gjobat mund t’i kushtojnë Varshavës një total prej 45 milionë euro në muaj. Polonia është përfituesi më i madh i buxhetit të përbashkët, pasi ka marrë 18 miliardë euro në vitin 2020.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.