Gjobiten urbanët – Kapen në shkelje, 19 sanksione për 3 muaj

Bashkia e Tiranës për periudhën Janar-Mars 2017 ka vendosur në total 19 gjoba ndaj operatorëve që ofrojnë shërbimin e transporti publik në kryeqytet, për shkelje që lidhen kryesisht me frekuencën e këtyre linjave dhe zbatimin e shpërndarjes së biletave.
Të dhënat që raportohen nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK) tregojnë se vijojnë kontrollet intensive dhe monitorimi operatorëve me qëllim garantimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët që zgjedhin këtë mënyrë transporti.
Po ashtu, në 3 muajt e parë të vitit, Bashkia e Tiranës ka evidentuar 28 shkelje në linjat urbane që operojnë në kryeqytet, që kanë të bëjnë me sjelljen dhe sigurinë e shërbimit të transportit urban. Në monitorim janë 14 linja urbane dhe muaji Shkurt ka rezultuar më problematiku sa i përket numrit të shkeljeve.
Linjat më problematike në këtë drejtim kanë rezultuar “Tirana e re”, “Tufina” “Uzina Traktori”, “Sauk i Vjetër”, “Sauk i Ri”, “Senatorium”, “Porcelan”, “Laprakë”, etj, ndërsa në linjat “Instituti Bujqësor”, “Mihal Grameno” , “Sharra” dhe “Qyteti Studenti” nuk janë paraqitur probleme.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.