Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik – Procedurat dhe hapat që duhet të ndiqni për pjesëmarrjen në tendera

Përveç shërbimeve të shumta për aplikime online si regjistrime, deklarime të ndryshme, apo edhe vërtetime, portali e-Albania ofron për biznesin edhe një shërbim elektronik të posaçëm për gjurmimin e çështjeve të prokurimit publik.
“Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik” është shërbimi që mundëson gjurmimin e pjesëmarrjes në tendera në Agjencinë e Prokurorimit Publik, por edhe të edhe një pjesëmarrje të caktuar në tender në bazë të numrit identifikues që zotëron”.
Nga ana tjetër, portali e-Albania sqaron se duhet të regjistroheni dhe të logoheni në e-Albania për të siguruar shërbim më të mirë.
“Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik është një shërbim elektronik, i cili mundëson gjurmimin e pjesëmarrjes në tendera, në Agjencinë e Prokurimit Publik, të biznesit të loguar. Gjithashtu një biznes i loguar mund të gjurmojë dhe një pjesëmarrje të caktuar në tender në bazë të numrit identifikues që ai zotëron”, thuhet në njoftim.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.