‘Green Covid Pass’: Rreziqet e pasaportave të imunitetit
Në gjendjen aktuale të fushatës italiane të vaksinimit, hipoteza e “kalimit të gjelbër”, pasaportat e vaksinimit që vërtetojnë imunitetin ose negativitetin ndaj CoViD-19, mund të tingëllojnë të parakohshme; por debati është ndezur në vendet që tashmë kanë arritur të vaksinojnë një numër të mirë të qytetarëve.
Certifikatat dixhitale të gjelbërta që vërtetojnë vaksinimin, shërimin e kohëve të fundit ose negativitetin e tamponit ndoshta do të lejojnë që një pjesë e popullatës europiane të rifillojë udhëtimin e lirë brenda BE-së. Në Izrael, një aplikacion që identifikon të vaksinuarit dhe të kuruarit ju lejon të ktheheni në hotele, palestra, muze dhe vende të tjera publike. Nga ana tjetër, këto mjete mund të shkaktojnë sjellje të rrezikshme, si midis atyre që kanë një green pass, ashtu edhe midis atyre që dëshirojnë një të tillë.
Me pak fjalë, jashtë kontekstit të udhëtimeve ndërkombëtare, për të cilat është i domosdoshëm vërtetimi i imunitetit ose negativitetit ndaj Covid, nëse doni të kufizoni shpërthimet në fluturim, ideja e pasaportave të gjelbërta nuk sjell vetëm përfitime. Përveç aspekteve psikologjike të theksuara në studim, dhe duke lënë mënjanë çështjet në lidhje me privatësinë dhe diskriminimin e pashmangshëm për aksesin në vaksina, brenda vendeve specifike dhe midis zonave të ndryshme të botës, ka edhe disa probleme strikte shkencore.
Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid? Sa garantohet kjo nga vaksinat? Edhe vaksinat më të fuqishme nuk garantojnë efektivitet 100% kundër infeksionit dhe ende nuk është plotësisht e qartë (ose të paktën jo për të gjitha vaksinat) në çfarë mase njerëzit e vaksinuar janë në gjendje të infektojnë pa dijeni njerëzit e pa vaksinuar. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.