Grusht shteti/Ushtarakët arrestojnë presidentin dhe kryeministrin!
Grusht shteti në Mali, ku një grup ushtarakësh kanë arrestuar presidentin Ibrahim Boubacar Keita dhe kryeministrin Boubou Cisse. “Presidenti dhe kryeministri janë nën kontrollin tonë” kanë njoftuar në mbrëmje komandantët ushtarakë, raporton Ansa.
Menjëherë pas ngjarjes, presidenti Ibrahim Boubacar Keita ka njoftuar dorëheqjen e tij dhe shkrirjen e parlamentit dhe qeverisë.
“Duke falenderuar popullin për mbështetjen në këto vite të gjata, ju informoj për vendimin tim për të lënë në këto momente dhe në vijim funksionet e mia” kadeklaruar presidenti 75 vjeçar në një dekaratë në televizionin kombëtar Ortm.
Në Mali po ndodhin prej muajsh tensione dhe përleshje të përgjakshme.
Burimi: ANSA
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.