Hapja e negociatave, Deputeti gjerman: Mbështesim Shqipërinë drejt BE-së
Shqipërisë duhet ti hapen negociata me BE-në në qershor. Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat deputeti gjerman Mark Hauptman, nga kryesia e kuvendit. Sipas deputetit gjerman procesi i nisjes së bisedimeve nënkupton edhe nisjen e reformave për Shqipërinë.
“Nuk ka dyshim se kryeministri dhe qeveria janë nën një axhendë reformash. Duke parë këtë axhendë reformash unë dal në përfundimin se ne duhet të nisim negociatat me Shqipërinë, duhet ta fillojmë këtë proces bisedimesh”.
Hauptman kërkoi nga të gjithë kolegët e tij që të mbështetin integrimin europian të vendeve të Ballkanit perëndimor.
“Unë do t’i këshilloj kolegët e mi të parlamentit gjerman ashtu edhe të grupit tim parlamentar për të filluar procesin e negociatave sepse nuk do të jetë fundi i axhendës së reformave por vetëm fillimi”.
Këto deklarata deputeti gjerman i bëri pas takimit që pati me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.