Hendeku gjinor – Gratë janë më të kualifikuara, por paguhen më pak

Gratë në tregun shqiptar të punës janë më të kualifikuara, por paguhen më pak. Sipas Institutit të Statistikave, hendeku gjinor në pagën mesatare është 6.3% në favor të meshkujve.
Sidoqoftë, sipas INSTAT, hendeku gjinor në paga është më i ulët se në vende të tjera.
Kjo ndodh kryesisht sepse gratë kanë një shkallë më të ulët të pjesëmarrjes në forcat e punës, por edhe për shkak të faktit se niveli i pagave në përgjithësi është i ulët.
Pjesëmarrja e burrave në tregun e punës arrin në 74.1%, ndërsa ajo e grave vetëm në 59.3% dhe arsyeja kryesore është angazhimi më i madh i grave në përmbushjen e detyrimeve shtëpiake.
Për sa i takon arsimit, ndonëse në arsimin parauniversitar ka një pjesëmarrje më të lartë të meshkujve, raportet përmbysen në arsimin universitar, ku 58% e studenteve janë femra.
Për vitin 2016, femrat përbënin afro 64% të numrit total të diplomuarve në universitete.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.