Kontratat koncesionare, ekspertët: Duhet transparencë dhe garanci për financat publike

Dhënia e koncesioneve duke angazhuar burimet financiare buxhetore në afat te gjatë për shlyerjen e tyre cenon financat publike. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, filozofia e përdorur kohët e fundit është kompromentuese.
Xhepa theksoi për televizionin SCAN se buxheti duhet te alokojë fondet e nevojshme për koncesionet dhe këto fonde duhet të jenë të dukshme.
Eksperti ekonomisë nënvizoi rrezikun e korrupsionit, sipas të cilit shmanget vetëm nëse procedurat e prokurimit publik janë të hapura dhe transparente për të gjithë palët që janë në garë.
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin e rrezikut të financave publike nga koncesionet të cilat nuk mirë menaxhohen.
Vetëm në shëndetësi shërbimet e dhëna me koncesion kapin vlerën e 400 milion eurosh.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.