H&M “mund” parashikimet me shitjet e tremujorit të tretë – Rriten aksionet
Shitësi i dytë më i madh i modës në botë, H&M njoftoi rritje më të fortë se sa pritej në tremujorin e tretë dhe tha se përpjekjet e tij për të konkurruar shitësit në internet dhe markat e tjera ishin duke dhënë fryte.
H & M në Suedi, aksionet e të cilës ishin rritur me 8.8 për qind nga 0707 GMT, tha se lëvizjet e saj për t’u përballur me ndryshimet në shijet e konsumatorëve kanë kontribuar në përmirësimin gradual të shitjeve dhe rritjen e pjesëmarrjes në shumë tregje në tremujorin e tretë.Kompania e cila ka gjithashtu më shumë se 4,700 dyqane, tha se futja e një sistemi të ri logjistik për të përshpejtuar dërgesat, rriti shumë shitjet dhe ngriti shpenzimet në tregje të rëndësishme si Shtetet e Bashkuara, Francë, Itali dhe Belgjikë.
Shitjet në monedhën vendase të H & M duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në periudhën qershor-gusht u rritën me 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Shitjet e raportuara pa TVSH u rritën me 9 për qind në 55.8 miliardë krona suedeze, duke mposhtur parashikimin prej 5.5 për qind në 54.0 miliardë krona. Gjatë dy viteve të fundit H & M ka parë që fitimet të tkurren dhe inventarët të grumbullohen, ndërsa shitjet u ngadalësuan. Ajo do të publikojë raportin e saj të plotë fiskal të tremujorit të tretë më 27 shtator.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.