Hungaria po shpenzon miliarda dollarë investime për sportin, por a do t’ja vlejë barra qiranë?

Kryeministri hungarez Viktor Orban sapo ka inauguruar arenën më të re kombëtare të futbollit miliona dollarëshe, duke ngritur kështu pyetjen nëse këto investime marramendëse do arrijnë të kthejnë mbrapsht fitimet e tyre.
Impianti 650 milion dollarësh, me 65,000 vende, u hap zyrtarisht javën e kaluar dhe u ndërtua për të qenë gati për Kampionatin Evropian në mbarë kontinentin e vitit të ardhshëm – një turne që Hungaria mund ta humbasë.
Qeveria ka shpenzuar më shumë se 2 miliard dollarë për futbollin që kur Orban mori pushtetin në vitin 2010, me afro 400 milion dollarë vetëm në vitin 2018, sipas të dhënave të buxhetit të përmbledhura nga Shoqata Hungareze e Futbollit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vendosi rezultatin ekonomik të vendit në rreth 160 miliardë dollarë vitin e kaluar – gjë që do të thotë se një në çdo 400 prej atyre dollarëve është shpenzuar për financimin e futbollit.
Hungaria ka pritur Kampionatin Botëror të “Aquatics” në 2017, si dhe një numër të ngjarjeve të tjera ndërkombëtare sportive dhe disa i shohin përpjekjet e Orban, si pjesë e një qasje ‘të fuqisë së butë’.
“Ai e konsideron sportin një pikë kthimi, një mjet të shkëlqyeshëm për të përmirësuar imazhin e vendit jashtë kufijve,” tha Agoston Mraz, drejtori i Grupit Nezopont, një qendër mendimi afër partisë në pushtet të Orban.
“Ajo është e lidhur me gjithçka: një efekt shumëfish në ekonominë e përgjithshme, turizëm, media, etj.
“Ka të njëjtën peshë në ekonomi si zhvillimi i Formula 1 dhe “Hungaroring” (pista gare) në vitet 1980. Efekti i tij pozitiv ishte shumë më i thellë sesa menjëherë i dukshëm, gjë që justifikoi miliardat e shpenzuara për to.
“Efekti i këtyre ngjarjeve i sjell përfitime vendit në shumë, shumë mënyra.”
Sidoqoftë, investimi duhet të paguajë dividentët në fushën e futbollit me ekipin kombëtar që ende po has në shumë vështirësi.
Pas një starti premtues në kualifikimin në Euro 2020, i cili më vonë u zbeh, Hungaria tani duhet të hyjë në fazën e play-off, ku do të udhëtojnë në Bullgari në Mars për një ndeshje me nokaut, ku fituesi më pas përballet me Islandën ose Rumaninë për një vend në turne.
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.