Ikja e investitorëve të huaj – Spaho: Qeveria po i largon, konkurrencë e pandershme dhe informalitet
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar qeverinë dhe institucionet e saj se po përzënë nga Shqipëria kompanitë e huaja që kanë investuar në vend. Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Spaho iu referua rastit të një kompanisë gjermane të përpunimit të qumështit, e cila operonte në treg prej vitit 2010.
Sipas Spahos shkak për këtë situatë është konkurrenca e pandershme dhe informaliteti në sektorin e grumbullimit të qumështit.
Kreu i komisionit, Erjon Braçe deklaroi se do të kërkojë shpjegime për largimin e kompanisë gjermane nga tregu shqiptar.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.