Indi / Cikloni ‘Tauktae’ kapërcen Mumbain dhe afrohet drejt Guxharatit

Cikloni Tauktae ka kapërcyer Mumbai në orët e fundit, ku Departamenti Indian Meteorologjik kishte ngritur alarmin nga jeshile në portokalli, duke goditur lagjet më afër bregdetit me reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje nga disa orë në shumë zona të qytetit.
Tauktae, musoni i parë i sezonit 2021, po lëviz në një drejtim veri-verilindor dhe do të arrijë bregdetin e Guxharatit sot në mbrëmje, ku 150 mijë njerëz tashmë janë evakuuar nga Mbrojtja Civile.
Gjatë fundjavës, duke kaluar mbi Goa dhe bregdetin jugor të Maharashtra, cikloni shkaktoi të paktën tetë viktima. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.