Industria italiane rrit perspektivën ekonomike
Prodhimi industrial italian u rrit më shumë se sa pritej në gusht, duke sinjalizuar se rimëkëmbja në ekonominë e tretë më të madhe të rajonit të euros është duke fituar ritëm.
Rritja me 1.2 për qind që nga korriku kur u rrit 0.1 për qind, sipas analistëve flet për një rritje mujore të vazhdueshme prej 0.1 për qind.
Në një bazë vjetore të rregulluar pune, prodhimi industrial në muajin gusht u rrit 5.7 për qind, rreth dyfishi i rritjes së përllogaritur prej 2.9 për qind.
“Rritja e prodhimit është një faktor i rëndësishëm mbështetës për rritjen ekonomike në tremujorin e tretë”, tha Loredana Federico, ekonomisti kryesor i Unicredit.
Besimi në prodhimin italian u rrit muajin e kaluar në më të lartin e dekadës. Morali i konsumatorit gjithashtu fitoi ndërkohë që drejtuesit dhe familjet ndanë optimizmin e qeverisë për ritmin e rimëkëmbjes.
GDP e Italisë do të zgjerohet 1.5 për qind këtë vit dhe me një ritëm të ngjashëm në 2018 dhe 2019, tha qeveria e kryeministrit Paolo Gentiloni në parashikimet e tyre më të fundit.
Treguesi kryesor i ISTAT është “përforcimi i perspektivave rritëse në afatshkurtër”, i mbështetur nga sektori i prodhimit dhe investimet, tha zyra e statistikave javën e kaluar në raportin e saj mujor ekonomik.
Rritja e prodhimit në gusht ishte rritja e katërt radhazi mujore dhe u udhëheq nga fitimet në mallrat e ndërmjetme, si metalet bazë, goma dhe plastika.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.