Inflacioni në Britani – Qëndron i pandryshuar në muajin Korrik prej energjisë

Inflacioni në Britani mbeti i pandryshuar në muajin Korrik, ndërkohë që çmimet e karburanteve ranë. Të dhënat zyrtare treguan se inflacioni qëndroi në 2.6% për muajin Korrik, poshtë projeksioneve për një rritje me 2.7%.
Sipas zyrës kombëtare të statistikave, rënia e çmimit të karburanteve dhe kostot e ushqimit dhe veshjeve, mbajtën normën të pandryshuar në muajin Korrik.
Megjithatë, rritja e mëtejshme e çmimeve mund të vazhdojë përgjatë vitit, ndërkohë që Banka e Anglisë parashikoi në fillim të muajit Korrik se inflacionit do të arrijë në 3% gjatë Tetorit.
Megjithatë, të dhënat e fundit ulën pritshmëritë për një rritje të normës bazë të interesit nga institucioni më vonë gjatë vitit.
Inflacioni i lartë ka reduktuar të ardhurat e ekonomive familjare këtë vit, duke shkaktuar rënien e shpenzimeve konsumatore pasi rritja e pagave nuk ka mbajtur të njëjtin ritëm.
Sterlina ka rënë me 14% kundrejt shportës së valutave kryesore që prej referendumit për të dalë nga Bashkimi Europian.
Indeksi bazë, që heq ndryshimet në komponentët e luhatur të energjisë dhe produkteve ushqimore, mbeti gjithashtu i pandryshuar në 2.4%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.