Investitorët globalë ‘kapin’ aksionet kineze pavarësisht rënies së tregut vendas!

Investitorët ndërkombëtarë po investojnë më shumë para në aksionet kineze, edhe pse investitorët vendas kanë mbetur të kujdesshëm në tregjet kontinentale. Fondet e aksioneve kontinentale kineze panë hyrje neto prej 16.6 miliardë dollarë në janar – vetëm hera e katërt që nga pandemia që hyrjet mujore kanë kaluar 10 miliardë dollarë, sipas firmës kërkimore EPFR Global. Kjo pasoi afro 11 miliardë dollarë hyrje neto në dhjetor, treguan të dhënat.
Vala e fundit e blerjeve është nga institucionet dhe jo nga investitorët me pakicë, interesi i të cilëve në Kinë ka rënë që në fillim të vitit të kaluar, tha Brandt. Interesi divergjent vjen pasi firmat globale të investimeve janë kthyer gjithnjë e më pozitive ndaj aksioneve kontinentale kineze në muajt e fundit.
Analistët po vënë bast, pjesërisht, se Pekini dëshiron të sigurojë rritje në një vit që Partia Komuniste Kineze në pushtet do të zgjedhë liderët e saj të ardhshëm në një kongres kombëtar në vjeshtë. Në të njëjtin takim, presidenti Xi Jinping pritet të marrë një mandat të tretë të paprecedentë në pushtet.
Kina është bërë gjithashtu “një lojë e mirë kundërthënëse” këtë vit, sepse tregu vendas po hyn në një periudhë stimulimi dhe politikash më të lehta, ndërkohë që Rezerva Federale e SHBA-së fillon një cikël shtrëngimi. Goldman Sachs dhe Bernstein janë aq optimistë sa që secili publikoi raporte të gjata në javët e fundit duke rekomanduar aksionet e Kinës kontinentale, të njohura gjithashtu si aksione A.
Thirrjet pozitive vijnë pavarësisht shqetësimeve se si pasiguria rregullatore mund t’i ketë bërë ato aksione “të pa investueshme”. Në 18 muajt e fundit, Pekini ka goditur praktikat e supozuara monopoliste nga kompanitë kineze të internetit dhe varësinë e lartë të zhvilluesve të pronave nga borxhi, ndër të tjera. Ndryshimet ndonjëherë të papritura të politikave kanë habitur investitorët globalë.
Fondet e tregjeve globale në zhvillim janë kthyer në Indi ndërkohë, treguan të dhënat e EPFR. Alokimi mesatar për Kinën ka rënë nga 35% e portofolit në tremujorin e tretë të 2020 në 27% që nga 1 janari, sipas Brandt. Gjatë të njëjtës periudhë, ai tha se ndarja e fondeve për Indinë u rrit nga 8.5% në 12.7%. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.