Italia i bën maskat të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme pasi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në 2021

Italia ka futur një masë të re duke i bërë maskat të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme pasi kaloi së fundmi një dekret për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare deri në janar të 2021. Sipas masës së re, italianëve u kërkohet të mbajnë një maskë fytyre në çdo kohë kur janë jashtë, përveç nëse mund të garantojnë absolutisht se janë të izoluar nga të tjerët.
Kjo në thelb do të thotë që maskat janë të detyrueshme në të gjitha mjediset urbane dhe gjysmë-urbane – dhe kushdo që zbulohet se nuk i përmbahet këtij rregulli mund të përballet me një gjobë prej 400 euro dhe 1,000 euro.
Duke shkuar më tej, Kryeministri Giuseppe Conte tha se ndërsa një urdhër i vendosur tashmë për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura nuk mund të shtrihej në shtëpitë private, ai i nxiti njerëzit të mbanjnë distancën.
“Shteti nuk mund t’u kërkojë qytetarëve të mbajnë maska në shtëpitë e tyre,” tha ai. “Por ne kemi një rekomandim të fortë për të gjithë qytetarët: Edhe në familjet tona duhet të jemi të kujdesshëm.”
Këto masa të reja vijnë ndërsa Italia regjistroi 3.678 raste të tjera COVID-19 dhe 31 vdekje të Mërkurën, që do të thotë më shumë se 36,000 njerëz në të gjithë vendin kanë vdekur tani nga sëmundja. Ajo gjithashtu ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Europë pas Mbretërisë së Bashkuar; megjithatë, tani ka një nga nivelet më të ulëta të infektimit të kontinentit për frymë.
Italia ka regjistruar 46.5 raste për 100,000 banorë në dy javët e fundit, të cilat mund të krahasohen me 327 raste të Republikës Çeke për 100,000 njerëz. Spanja ka 302, Franca 248 dhe Belgjika 233 për 100,000 banorë.
Pavarësisht nga këto të dhëna, një rritje nëntë javëshe e infeksioneve ka bërë që qeveria italiane të veprojë tani për të shmangur mundësinë e bllokimeve në të ardhmen. Administrata e Conte është veçanërisht e ndjeshme ndaj mos kontrollit të virusit pasi Italia u bë një nga vendet më të hershme të goditura rëndë nga pandemia.
Përjashtime nga masat parandaluese të njoftuara të Mërkurën janë gjithashtu në vend, dhe përfshijnë njerëz që marrin pjesë në aktivitete sportive në natyrë, ose njerëz të ulur në restorante. Fëmijëve nën 6 vjeç nuk u kërkohet të mbajnë një mbulesë fytyre, as personave me kushte specifike shëndetësore.
Vatikani, gjithashtu, ka miratuar mandatin pasi ndoqi masat e rrepta të bllokimit të Italisë në fillim të këtij viti. Papa Françesku, megjithatë, nuk mbajti maskë gjatë audiencës së tij të përgjithshme të Mërkurën, pavarësisht përshëndetjes së dashamirëve dhe shtrëngimit të duarve.
Ka pasur një numër teorish pse Italia duket se po tregon një ngrirje të dytë më të ngadaltë të virusit, krahasuar me kombet fqinje. Teori të tilla përfshijnë një frikë midis italianëve pasi fillimisht u goditën rëndë, dhe për pasojë kjo solli që njerëzit të jenë më të pajtueshëm me rregullat e maskave dhe distancimin shoqëror.
Sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit ka qenë gjithashtu agresiv me përgjigjen e tij, duke përfshirë testimin e udhëtarëve gjatë mbërritjes nga vendet me rrezik të lartë – dhe madje edhe nga ishulli i saj, Sardenja. (Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.